LAJMI I FUNDIT:

MSH: Të lënduarit në aksidentin Shkup-Veles, jashtë rrezikut për jetë

MSH: Të lënduarit në aksidentin Shkup-Veles, jashtë rrezikut për jetë

Ministria e Shëndetësisë njofton se të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezuikut për jetë.

“Të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles të cilët janë pranuar në Qendrën Klinike janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në Qendrën Klinke janë hospitalizuar 17 të lënduar. Së bashku me gruan e cila ndërroi jetë, numri i të lënduarve ka arritur në 28”, njoftojnë nga MSH.

Rrëfime rrënqethëse nga dëshmitarët që panë vdekjen me sy në aksin Veles-Shkup
Lexo po ashtu Rrëfime rrënqethëse nga dëshmitarët që panë vdekjen me sy në aksin Veles-Shkup

Ndërsa drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Ivan Spirovski, theksoi se tek ata janë pranuar pesë të lënduar nga aksidenti (një burrë, një grua dhe tri vajza).


Gjatë aksidenti të mbrëmshëm humbi jetën një grua, ndërsa 27 persona tjerë u lënduan./Telegrafi/

Një i vdekur dhe 25 të lënduar nga përmbysja e autobusit në rrugën Veles-Shkup
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 25 të lënduar nga përmbysja e autobusit në rrugën Veles-Shkup