LAJMI I FUNDIT:

MSH: Të gjithë ata që i kanë bërë 3 muaj të vaksinimit me dy doza, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

MSH: Të gjithë ata që i kanë bërë 3 muaj të vaksinimit me dy doza, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë të lëshuar për media bëri të ditur që qytetarët të cilët i kanë marr dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe tani i kanë bërë tre muaj nga marrja e tyre munden te marrin  edhe dozën e tretë apo atë përforcuese anti-COVID 19.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, deklaron MSH .

Po ashtu MSH-ja njofton që shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bazuar në hulumtimet të shteteve të ndryshme e po ashtu duke e shikuar edhe situatën epidemologjike në vend dhe rajon dhe situatën me variantin e ri Omicron të SARS COV-2.


“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftim.

Shfaqja e rasteve të para me Omicron, MSH bën thirrje për vaksinim
Lexo po ashtu Shfaqja e rasteve të para me Omicron, MSH bën thirrje për vaksinim
“]

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori