Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm që ka zhvilluar ministri Arben Vitia me kryetarët e komunave.
Sipas njoftimit nga MSH thuhet se ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
“Në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planifikuar lehtësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballje me pandeminë Covid-19.
Ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të Vaksinimit. Ai theksoi se gjatë kësaj jave pritet një kontigjent prej rreth 100 mijë dozave përmes Aleancës COVAX, kështu që gjatë muajve të ardhshëm të arrijmë t’i vaksinojmë popullatën më në rrezik.
Duke marrë parasysh që ndikimi i COVID-19 përveç në shëndetin publik ka shtrirë ndikimin e tij edhe në ekonomi dhe duke veçuar rëndësinë e vizitës së diasporës në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ne të arrijmë të vaksinojmë sa më shumë qytetarë deri në verë.
Kryetarët e Komunave u informuan se po bëhen përgatitjet dhe planifikimet për planin e ri të veprimit. Ky proces nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e ngushtë me komunat e Kosovës, me theks të veçantë, me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente andaj dhe kërkoi përkushtimin e tyre dhe kapaciteteve komunale ndaj Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planifikuar lehtësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi