MPPS Maqedoni: Vajza e keqpërdorur seksualisht, nuk ka qenë nën përkujdesje sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) ka hedhur poshtë pohimet se vajza e cila u tregtua për më shumë se një vit te personat e arrestuar nga Tetova dhe Gostivari, ka qenë nën përkujdesje sociale, apo e dhënë te ndonjë familje për përkujdesje.
Nga ky dikaster thonë se janë njoftuar me rastin vetëm kur punonjësit socialë janë thirrur për një rrezik tjetër me të cilin është përballur vajza. Pas këtij pohimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale mbetet e pa qartë se si vajza përfundoi në duart e tutores e cila zgjodhi trafikimin e saj. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se gjatë periudhës kur ka ndodhur trafikimi, rasti nuk ka qenë i denoncuar në Qendrën e Punëve Sociale.
“Gjatë kohës që kanë ndodhur ngjarjet për të cilat shkruhet në media, rasti nuk ka qenë aspak i paraqitur te shërbimet kompetente të Qendrës për Punë Sociale, përkatësisht, Qendra është thirrur në terren në lidhje me një çështje tjetër të rrezikut, pas çka zbulohen edhe ngjarjet që kishin ndodhur më parë. Në pajtim me interesin më të mirë për fëmijën, janë marrë të gjitha masat për përkujdesjen e saj dhe mbrojtjen e saj dhe është duke marrë shërbimet e duhura psiko-sociale dhe përkrahje, suksesshëm është duke u risocializuar, dhe është kyçur në procesin e rregullt edukativo arsimor”, thonë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk japin sqarime se çfarë ka ndodhur me vëllain dhe motrën më të vogël të vajzës që është tregtuar, sepse, sipas akuzës, vajza ka qenë e detyruar të kryej shërbime seksuale nën presion se vëllain dhe motrën do t’i kthejnë tek prindërit e tyre, ky dyshohet të jenë keqtrajtuar. 14 vjeçarja nga Tetova është shitur për shërbime seksuale, nga grupi i të dyshuarve duke përfituar nga 50 deri 200 euro. Një veprim të tillë tutorja dhe tre të dyshuarit e tjerë e kanë bërë nga vera e vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.
11 të dyshuarit do të ndiqen penalisht për veprën “tregti me fëmijë”. 9 prej tyre ndodhen në paraburgim, njëri në kurim spitalor, ndërsa një nga të dyshuarit është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Vepra penale, referuar Kodit Penal dhe Konventës për të drejtat e fëmijës parashikon 8-10 vite burg./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë