LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Një shtetase e jona është lënduar lehtë nga turma e njerëzve pas shpërthimit në Stamboll

MPJ Maqedoni: Një shtetase e jona është lënduar lehtë nga turma e njerëzve pas shpërthimit në Stamboll

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se edhe 24 orë pas shpërthimit të djeshëm në Stamboll, në zyrat e tyre përfaqësuese në Turqi nuk kanë informacione për shtetas të RMV-së të lënduar drejtpërdrejt nga shpërthimi në Stamboll.

Ministria bën me dije se pas shpërthimit në Stamboll, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara, është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Turqisë dhe me shtetas të interesuar nga vendi.

“Ndërkohë, një shtetase e jona, e cila ndodhej afër ngjarjes, ka raportuar në Konsullatën tonë se në mënyrë indirekte ka marrë lëndime të lehta të shkaktuara nga shtytja që ka ndodhur gjatë largimit të njerëzve nga vendi i shpërthimit. Ju njoftojmë se ajo tashmë është rikthyer në vend pa vonesa të mëdha”, njofton MPJ.


Ndryshe, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu kishte bërë më herët një deklaratë rreth sulmit me bombë. Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori