MPB Maqedoni njofton se sot (20.02.2026) është realizuar ekstradimi i parë nga Emiratat e Bashkuara Arabe në Maqedoninë e Veriut.

Siç thonë nga MPB, është ekstraduar Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për të vuajtur dënim me burg prej tre vite e gjashtë muajsh për veprën penale "prodhim, mbajtje dhe tregti e paligjshme e armëve ose eksplozivëve", e dënueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal.


"Ky është ekstradimi i parë i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin vendi ynë e kërkon me urdhër arresti ndërkombëtar", thonë nga MPB Maqedoni.