Mourinho zbulon se sa do të mungojë Pogba

Paul Pogba ka pësuar një lëndim kundër skuadrës ruse të Rostovit.
Kjo ka bërë që futbollisti të mos mundet të paraqitet në ndeshjen e fundjavës në Ligën Premier, kur Manchester United do të takohet me Middlesbrough.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i United, Jose Mourinho duke thënë se së paku këtë xhiro nuk do të mund të luajë francezi shkaku i lëndimit, transmeton Telegrafi.
"Unë nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë. Por e di se nuk do të luajë kundër Middlesbroughut dhe me kombëtaren franceze", ka thënë portugezi.
Theksojmë faktin se Djajtë e Kuq aktualisht janë në pozitën e gjashtë tabelore të ligës elitare angleze. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































