Jose Mourinho është deklaruar rreth humbjes që pësoi Tottenham Hotspuri ndaj Manchester Unitedi në Old Trafford.

Spurs u mposhtën në udhëtim te Djajtë e Kuq me rezultat 2-1, derisa trajneri portugez ka pësuar humbjen e parë te skuadra e tij e re.


Special One deklaroi pas ndeshjes se Unitedi ishte më i mirë se ata dhe përfunduan aksionet e tyre me sukses.

GettyImages 1191949594 Manchester United vs Tottenham (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

“Rezultatet e United ndaj skuadrave të mëdha kanë qenë të mira, Chelsea, Liverpool, Leicester”, ka thënë Mourinho.

“Mënyra se si luajnë ata është e lehtë për ta. Ata nuk kanë frikë që të mbrohen dhe që të luajnë përpara”.

“Është më e lehtë për që të luajnë ndaj një skuadre më të mirë, ndaj një skuadre që e kërkon më shumë ta mbajë topin. Ata ishin më të mirë se ne në fushë dhe e merituan fitoren”, ka shtuar më tej portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app