LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do ​​të dënohesha me 10 ndeshje nëse do të thoja atë që kam në mendjen time

Mourinho: Do ​​të dënohesha me 10 ndeshje nëse do të thoja atë që kam në mendjen time

Jose Mourinho ka thënë se do të dënohej për 10 ndeshje nëse do të thoshte mendimin e tij për finalen e Ligës së Evropës të sezonit të kaluar, në të cilën Roma e tij u mund nga Sevilla me penallti.

Duke bërë një përmbledhje të karrierës së tij në garat evropiane, Mourinhos iu kërkua të thoshte se çfarë mendonte për fotografitë që kishte përpara.


Në njërën, ai është në shoqërinë e Pep Guardiolas dhe Zlatan Ibrahimovicit, nga koha kur ai punonte në Barcelonë.

“Po luhen lojëra të ndryshme mendore”, u përgjigj ai, ndërsa për festën e tij me Chelsean tha: “Gëzim i pastër”.

Kur iu prezantua fotot e tij duke festuar fitimin e Ligës së Evropës me Manchester United dhe një foto të humbjes nga Sevilla, ai tha: “E njëjta gjë. Fitimi i Ligës së Evropës me Manchester United nxjerr ndjenja normale”.

“Kjo e fundit, nëse them atë që mendoj, do të më ndalojë të menaxhoj dhjetë ndeshje”, nënvizoi ‘Special One’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori