Mourinho: Nuk jap emra, por dy transferime na nevojiten

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka zbuluar se edhe dy blerje së paku do të ndodhin në Old Trafford.
Tekniku portugez ka refuzuare të jep emra, por ka premtuar blerje.
“Kemi nevojë për dy lojtarë tjerë. Nuk do përmendi emra, sepse nuk mendoj se është e drejtë”, ka thënë Special One.
Deri më tani Manchester Unitedi ka nënshkruar me Romelu Lukaku dhe Victor Lindelof.
Edhe me dy blerje tjera Djajtë e Kuq do ishin pretendent serioz për titull në Ligën Premier. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































