Delio Rossi ka parashikuar disa detajet nga edicioni i ri i Serie A-së.

Para edicionit 2021/2022, shumica e klubeve të mëdha në ligën italiane i ndryshuan strategët.


Rossi ka thënë se Jose Mourinho dhe Simone Inzaghi do të shkarkohen nga Roma, respektivisht nga Interi.

60003428 rossi getty

Duke folur për TMW, ish-trajneri i Fiorentinës dhe Lazios, Rossi u pyet se cili trajner ka mundësi të shkarkohet i pari në sezonin e ri.

“Mourinho, natyrisht, sepse e di si është të punosh në Romë”, ka thënë Rossi.

mourinho 1

“Do të thosha Inzaghi, sepse nuk do të jetë e lehtë për të në Inter. Ai po e merr një ekip që e fitoi titullin dhe, krahasuar me paraardhësin e tij Antonio Conte, ai duhet të fitojë diçka më së paku”.

Mbetet të shihet nëse do të dalin parashikimet e Rossit, apo që të dy do të fitojnë ndonjë trofe me skuadrat përkatëse. /Telegrafi/

telegrafi sport app