LAJMI I FUNDIT:

Mount flet i emocionuar pas triumfit: E kam ëndërruar këtë moment, jemi skuadra më e mirë në botë

Mount flet i emocionuar pas triumfit: E kam ëndërruar këtë moment, jemi skuadra më e mirë në botë

Chelsea është fituese e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 pas një kampanje fantastike në këtë garë.

Në finalen e madhe, londinezët mposhtën rivalin shtetëror Manchester City me rezultat minimal 1-0.

Mason Mount ka qenë ndër lojtarët më të mirë edhe në finale, derisa me atë pasim magjik shërbeu gjermanin Kai Havertz që shënoi për golin vendimtar të ndeshjes.


Ylli anglez ka folur pas ndeshjes duke thënë se nuk mund ta përshkruan me fjalë suksesin që ka arritur me klubin, pas dy finaleve të humbura në Angli.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është e pabesueshme. Unë kam luajtur në dy finale me Chelsean dhe të dyja i kam humbur. Kam ëndërruar ta fitoj një trofe me Chelsean dhe jam shumë i lumtur që e fituan Ligën e Kampionëve”.

Anglezi thotë se skuadra e tij Chelsea është për momentin më e mira në botë.

“Për të arritur deri këtu, kemi pasur një punë të vështirë sepse kemi mposhtur ekipe të forta. Në këtë moment, në kohë, mund të them se ne jemi skuadra më e mirë në botë”, ka deklaruar Mount.

Tutje njëri nga mesfushorët më të mirë anglez në vitet e fundit ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm ta fitojnë titullin në Ligën Premier.

“City e ka fituar titullin në kampionatin dhe finalja ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne e shënuam një gol dhe e mbrojtëm deri në fund të ndeshjes”.

“Pas këtij triumfi, shpresoj që edicionin e ardhshëm të bëjmë presion edhe për ta fituar titullin në Angli”, përfundoi Mount. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori