Thiago Motta është futbollisti i fundit që i është bashkuar thashethemeve të së ardhmes së yllit brazilian, Neymar.

Gjatë një jave të plot kanë ardhur lajme dhe informata të ndryshme rreth të ardhmes së Neymarit, ku shumë media e kanë dhënë të kryer transferimin e tij te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.


Sipas mediave spanjolle, franceze dhe tjera evropiane lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga PSG, ndërsa klubi francez është gati të paguaj edhe klauzolën e tij të largimit prej 222 milionë euro, por Barça po heziton ta lë të lirë.

I fundit që ka folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian është lojtari i francezëve, Motta, i cili ka thënë se e pret me duar të hapura.

“Nëse ai vjen këtu, ne do ta mirëpresim me duar të hapura. Shpresoj që ky tregim të përfundoi mirë për PSG-në”, ka deklaruar Motta. /Telegrafi/

telegrafi sport app