Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta këmbënguli se nuk ka nevojë të punojë në ‘kokën’ e lojtarëve të tij pasi humbja e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Stuttgartit është ‘në të kaluarën’ dhe ata janë gati të luajnë me ‘200%’ kundër Interit.
Bianconerët takohen me skuadrën e Simone Inzaghit në Derby d’Italia në San Siro të dielën dhe Motta beson se skuadrës së tij do t’i duhet ‘përqendrimi dhe guximi’ për të luajtur kundër një prej ‘favoritëve’ për titullin e Serie A.
Menaxheri i Zonjës së Vjetër përballet me shumë mungesa për këtë ndeshje vendimtare, pasi Douglas Luiz kohët e fundit iu bashkua lojtarëve si Teun Koopmeiners, Bremer dhe Nico Gonzalez në infermieri dhe ai pranon se mund të konsiderojë lëvizjen e Kenan Yildiz pas sulmuesit të vetëm Dusan Vlahovic për të forcuar sulmin e Juventusit.
“Nuk ka nevojë të punohet në kokë, djemtë ndihen mirë. Është e drejtë që pritshmëritë janë shumë të larta për një ekip historik si ne, pësuam humbjen e parë në sezon. Por, ju bëni të njëjtën gjë kur fitoni, vazhdoni përpara. Nuk ka kohë për të festuar. Tani e lëmë pas të kaluarën, Shtutgarti është në të kaluarën dhe shkojmë të luajmë kundër Interit”, ka thënë fillimisht Motta në konferencë.
“Është një atmosferë e mrekullueshme futbolli për të jetuar, ne shkojmë atje për të luajtur lojën tonë. Jemi të bindur për futbollin tonë, për idenë tonë. Interi është ndeshja jonë e radhës, një ndeshje e madhe për të luajtur, për të jetuar, gjithmonë në maksimumin tonë”.
“Si çdo herë, ne shkojmë në fushë për të luajtur 200%. Nuk ka asnjë lojë në të cilën ne bëjmë ndryshe. Pastaj ju fitoni ose humbni, por gjithmonë përpiqeni të merrni rezultatin më të mirë të mundshëm”.
🎙️ Motta: “I’m feeling fine before tomorrow, because for me it is ‘the next game’: we go to the field at 200%, but we always do that. Then the result is not always positive, but we try to do our maximum and work in the right way – as we have always done.”#InterJuve
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 26, 2024
Interi përfundoi 23 pikë mbi Juventusin sezonin e kaluar, dhe megjithëse aktualisht janë në distancë prekëse në tabelën e Serisë A, Motta këmbëngul se ka ende një hendek që i ndan të dy palët.
“Është një fakt. Është objektive të thuhet se Interi dhe Napoli janë favoritë për titullin e Serie A. Nesër duhet të përballemi me Interin me guxim dhe vendosmëri”.
“Ata janë një ekip që luan futboll vërtet të mirë, ata krijuan probleme për shumë skuadra në kundërsulm. Ata janë një skuadër shumë e rrezikshme, ata rigrupohen shpejt, kur sulmohen ata kanë një fazë të mirë mbrojtëse dhe gjithashtu janë shumë të shpejtë përpara, ne duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si ndodhi shkëmbimi Doncic – Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve
Juventusi rikthehet te fitoret, mposht me përmbysje spektakolare Empolin
Njeriu i barazheve të fituara – Erdin Hashani rrëfen prapaskena interesante në “Arena e Yjeve”
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos