Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën verilindore dhe veriperëndimore gjatë ditës do të sjellin shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 dhe 21 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/