Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit të IHMK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.


Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s./Telegrafi/