Të hënën do të mbajë mot edhe më i ngrohtë, e ditën e martë një front i ftohtë që do të kalojë mbi rajon mund të sjellë reshje lokale shiu me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit në pjesën e dytë të javës së ardhshme, pritet të depërtojnë masa edhe më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore që do të sjellin edhe valën e parë të të nxehtit, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.


Gjatë ditëve të fundjavës depërtimi i një cikloni të fuqishëm mbi Mesdheun perëndimorë, do të sjellë nga shkretëtirat e Saharasë koncentrim më të rritur të pluhurit në ditët e para të javës së ardhshme. Vlerat e çastit të cilësisë së ajrit kohëpaskohe mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

10.05 - Ngrohtë. Paradite diell dhe vranësira. Ditën vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

11.05-12.05 - Të hënën kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite me vranësira. Ditën e martë intervale me diell dhe vranësirash. Pasdite me erë, mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

13.05 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë rritje të theksuar deri ditën e hënë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 10C, e maksimalet nga 25C deri në 28C. Nga dita e martë maksimalet do të zbresin në 23C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu-jugperëndimi 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie graduale deri ditën e hënë, kur pritet të zbres edhe nën vlera normale.

97078376 2920403154674085 139120123930738688 n