Moti në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 - 30°C.
Kurse, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s. Indeksi UV o të jetë i lartë, prandaj këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































