LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë shkatërron tërësisht të mbjellat në rajonin e Pellagonisë (Video)

Moti i ligë shkatërron tërësisht të mbjellat në rajonin e Pellagonisë (Video)

Moti i keq që e kaploi dje pasdite rajonin e Pellagonisë, e ka shkatërruar duhanin tërësisht. Banorët e fshatrave të Prilepit, Konjari i Vogël dhe i Madh, thonë se nuk mbajnë mend që më parë ka pasur kaq mot të tillë.

Ata thonë se mjetet themelore për jetesë i sigurojnë nga duhani, andaj kërkojnë ndihmë nga Komuna e Prilepit dhe nga shteti.

Pjesa më e madhe e bujqve i kanë siguruar të mbjellat, ndërsa të tjerët thonë se nuk i sigurojnë për shkak se, siç thonë, kompanitë e sigurimit nuk kryejnë vlerësim real. Ata kërkojnë ndryshim të mënyrës së sigurimit.


Nga Komuna e Prilepit, thonë se dje ekipet menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se të mbjellat janë 100% të shkatërruara.

“U bëj thirrje të gjithë të dëmtuarave që të parashtrojnë kërkesë deri te vetëqeverisja lokale, që ne të dalim në terren dhe në bazë të kërkesave të tyre, të kryejmë vlerësim”, u shpreh Zoran Paçeshkoski nga Komuna e Prilepit.

Përveç të mbjellave, dje kanë pësuar edhe kafshët që kanë qenë në ato momente jashtë. Për vetëm dy jave, kjo është hera e dytë që moti i ligë e kaplon rajonin e Pellagonisë dhe shkakton dëme.

Përndryshe, në Maqedoni nga duhani mjetet për ekzistencë i sigurojnë mbi 40 mijë familje. Në nivel vjetor, prodhohen 23 mijë tonelata duhan, ndërsa i njëjti eksportohet në mbi 30 vende të botës./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori