LAJMI I FUNDIT:

​Moti këtë javë, rritje e lehtë e temperaturave

​Moti këtë javë, rritje e lehtë e temperaturave

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta me temperatura deri në 12 gradë Celsius pritet të mbajë  gjatë kësaj jave mbi vendin tonë.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Mot me diell dhe vranësira të pakta do të mbajë edhe ditën e martë, me temperatura minimale -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 6-9 gradë Celsius. Do të ketë erë të lehtë nga juglindja.


Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e mërkurë, me temperatura minimale -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 7-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 8-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Mot me diell dhe vranësira të dendura do të mbajë ditën e premte. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të luhaten 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-10 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori