Moti i keq me stuhi, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin për sot brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Përmes një njoftimi, Kapiteneria e portit detar të Vlorës thekson se ky vendim vjen për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit, shkruan A2 CNN.
Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar është vendosur që të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Po ashtu në njoftim thuhet se përmirësimi i situatës së motit pritet pas orës 08:00 të datës 31.08.2025.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































