LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq në Shqipëri, policia liston zonat me rrezikshmëri të lartë

Moti i keq në Shqipëri, policia liston zonat me rrezikshmëri të lartë
LSA

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, Policia e Shtetit njoftoi se ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu Policia listoi zonat me rrezikshmëri më të lartë duke iu bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.


Stuhia në Shqipëri, përmbytje rrugësh në Tiranë e qytete të tjera
Lexo po ashtu Stuhia në Shqipëri, përmbytje rrugësh në Tiranë e qytete të tjera

Zonat me risk më të lartë janë: Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse; Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane; Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane; Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore; Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori