Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek.

Deti - Valëzimi forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/