LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe i ftohtë në Shqipëri

Mot me diell dhe i ftohtë në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët. Në porët e mesditës pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente.

Mjegull/mjegullina do të jetë prezente në orët e mëngjesit në zonat luginore, nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtesi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -4 deri në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/