Fatmir Gashi, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë në Prishtinë, nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti për të sanuar humbjet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Të punësuar në këtë lokal ishin 6 persona, por tani të gjithë punëtorët janë pezulluar nga puna dhe i gjithë shërbimi po bëhet vetëm nga pronari i lokalit, pasi që, siç thotë Gashi, nuk po arrin të mbulojë shpenzimet.
“Punëtorët shteti i ka subvencionuar me 170 euro për një muaj, por jo për muajin e dytë, ndërsa për qira nuk kemi marrë asgjë”, thotë ai.
“Më e lehtë ka qenë kur kemi qenë tërësisht të mbyllur sesa tani me këto masa. Kanë filluar të grumbullohen gjërat dhe secilën herët po bëhet problem. Vetëm nëse shteti na ndihmon ne mund t’ja dalim disi përndryshe duhet ta mbyllim lokalin”, shtoi Gashi.
Masat e reja të Qeverisë së Kosovë të cilat kanë hyrë në fuqi më 6 korrik kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve si dhe kanë mbyllur lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 5:00.
Këto masa, thotë Gashi, bën që të punojnë me humbje dhe jo me fitim.
Pa rishikim të buxhetit nuk ka mjete
Pakoja emergjente për nevoja emergjente të qytetarëve dhe bizneseve në vlerë prej rreth 180 milionë euro ishte miratuar në muajin mars nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Nga kjo shumë, 61 milionë euro janë ndarë për pagat e punëtorëve, 10 milionë euro për kompani eksportuese, 15 milionë euro garanci kreditore, deri në 10 mijë euro për mikro-ndërmarrjet dhe të vetëpunësuarit dhe disa masa tjera lehtësuese si pagesa për qira dhe lirimi nga obligimet tatimore.
Por, që këto masa të kësaj Pakoje fiskale emergjente nuk u zbatuan në tërësi.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar, pa rishikim të buxhetit i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës.
Edhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se për t’i dalë në ndihmë ekonomisë dhe për të sanuar dëmet që ka shkaktuar pandemia, projektligji për rishikim të buxhetit duhet të miratohet sa më shpejtë.
“Rishikimi i buxhetit nuk është kërkesë e asnjë politike, nuk ëshët kërkesë e qeverisë për të realizuar ndonjë projekt, por është kërkesë imediate e qytetarëve, e ekonomisë”, thotë Krasniqi.
Projektligji për rishikim të buxhetit në duart e deputetëve
Projektligji për rishikim të buxhetit më 17 qershor kur është miratuar në qeveri është proceduar edhe në Kuvendin e Kosovës, por që nuk ka shkuar për miratim.
Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë tha se projektligji për rishikim të buxhetit i është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 22 qershor si dhe është ngarkuar komisioni funksional për shqyrtimin e të njëjtit.
Sipas tij, projektligji për rishikim të buxhetit mund të radhitet për shqyrtim të parë në seancë plenare që nga data 5 korrik nëse paraprakisht Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës paraqet raportin për këtë projektligj.
Radio Evropa e Lirë për disa ditë rresht ka kontaktuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për të marr një përgjigje lidhur me këtë çështje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkaq, Mimoza Kusari-Lila, anëtare e këtij Komisioni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të mërkurën më 8 korrik Komisioni për Buxhet dhe Transfere do të ketë në diskutim projektligjin për rishikim të buxhetit.
Përfaqësues të bizneseve u bëjnë thirrje deputetëve që ky projektligj të kalojë sa më shpejtë në të kundërtën bizneset po rrezikohen të mbyllen.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset nuk kanë marrë ndihmën e premtuar nga Pakoja emergjente fiskale dhe se kjo duhet t’ju mundësohet sa më shpejtë.
“Sektori privat po ballafaqohet më vështirësi në likuditet. Bizneset kanë nisur më vështirësi periudhën pas heqjes së masave kufizuese, qasja në financa mbetet e vështirësuar Dhe ata ballafaqohen me rënie të të hyrave si pasojë e reduktimit të konsumit dhe ndërprerjes së aktiviteteve. Ndërhyrja e shtetit, miratimi i projektligjit për rishikim të buxhetit të miratohet. Deputet duhet të lënë anash mospajtimet e tyre poltike”, thotë Zeka.
Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro
Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.
Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia e virusit COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.
Përveç Pakos emergjente fiskale, Qeveria e Kosovës në projektligjin për rishikim të buxhetit ka krijuar edhe një fond i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Me rishikimin e bërë të buxhetit janë moblizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë euro si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh.
Ky fond, pati thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të kompensojë plotësisht rënien ekonomike që ka pasur gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë.
Ekonomia e Kosovës, sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës