LAJMI I FUNDIT:

Moskë: Policia e vrau një plaçkitës të bankës

Moskë: Policia e vrau një plaçkitës të bankës

Policia në Moskë thotë se një person, i cili i kishte zënë peng disa njerëz gjatë një plaçkitjeje të bankës, është vrarë.

Zëdhënësja e policisë, Sofia Khotina, i tha rrjetit shtetëror, Rossiya-24, se personi ishte “likuiduar” gjatë një operacioni të forcave speciale, mbrëmë vonë.

Askush nga 6 personat e rrëmbyer nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa pesë prej tyre ishin liruar para operacionit të policisë, transmeton Evropa e Lirë.


I rrëmbyeri i 6-të ishte arkëtar, i cili ishte strehuar në një dhomë të sigurt të bankës.

Raportet e mediave thonë se personi me maskë kishte hyrë në degën moskovite të Credit Bank dhe duket se kishte revole.

Pasi pjesa më e madhe e të rrëmbyerve ishte liruar, raportohet se sulmuesi kishte kërkuar një shumë të madhe të të hollave dhe ishte kërcënuar se do ta aktivizonte një bombë.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori