LAJMI I FUNDIT:

Mos konstituimi i Kuvendit lë pa paga mbi 33 mijë veteranë të luftës

Mos konstituimi i Kuvendit lë pa paga mbi 33 mijë veteranë të luftës

Numri i madh i veteranëve të luftës është diskutuar sot edhe në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi shprehu shqetësim sa i përket pagesës së veteranëve.

Sipas Kamberi ka mungesë të mjeteve në shumë prej 4 milion eurove për këtë muaj.


“Deri më tani nuk kemi mundur të bëjmë pagesën e pensioneve për 33 mijë e 141 përfitues të këtij pensioni, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka mund të bëjë rishikimin e buxhetit. Kërkoj ndihmën tuaj që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”, tha Kamberi.

Kryeministri në detyrë tha se sot kanë një takim me përfaqësues të veteranëve . Sipas tij ata s’janë fajtor për situatën në të cilën kanë ardhë sepse ky është problem i rishikimit të buxhetit.

“Të gjitha mundësitë ligjore do t’i trajtojmë. Por ajo që është e sigurt është se veteranëve nuk do t’u humbin pensionet por veç mund të prolongohet, të shtyhet pagesa e tyre”, tha Mustafa. Ai tha se nuk është në rregull që individë dhe familje që iu takon kjo të paguajnë koston e ngecjeve të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës./KP/Telegrafi/