Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen me paraqitjet atraktive.


Së fundmi, Morena ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

morenataraku 151365615106356206745682860935541121159896n Foto: Morena Taraku/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur është shfaqur mjaft tërheqëse në një kostum të bardhë, teksa ka provokuar me dekoltenë e hapur.

morenataraku 1512632197544589252085295487145544502208749n

Bukuroshja nuk ka hezituar që në pozat e ndryshme, të theksojë linjat e saj atraktive trupore, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Morena përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Money” në bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/