Ajo është njëra prej modeleve e këngëtarëve shqiptare që komentohet vazhdimisht në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për Morena Tarakun, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi.
Bukuroshja nga Peja tashmë ka krijuar një jetë luksoze duke qenë se ka hapur edhe një qendër estetike atje.
E njëjta së fundmi ka zgjedhur një resort luksoz në Turqi për të kaluar disa ditë pushimi me miqtë.
Dhe për këtë ka ndarë me ndjekësit disa fotografi e video atraktive në Instagram.
Ajo shfaqet me një fustan blu shkëlqyes, syze dielli të markës Celine si dhe ka vënë aksesorë të shumtë.
Komplimentet natyrisht nuk munguan edhe kësaj here nga miqtë e ndjekësit. /Telegrafi/