Ajo është e njohur për paraqitjet tejet joshëse që bën në rrjetet sociale dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.

Bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare, Morena Taraku e cila edhe së fundmi ka mahnitur me imazhet që solli përmes llogarisë së saj në Insatgram.


Në një veshje plot shije, ish-Missi dukej më në formë se kurrë më parë teksa në fokus ishin format e saj të tonifikuara.

Screenshot 4 68 Foto: Morena Taraku/Instagram

Me një kostum sportiv me ngjyrë të zezë që përbëhej nga një bluzë e shkurtër dhe dollakë të ngjashme, Morena përshtati ato me një palë çizme nga materiali i xhinseve deri tek gjunjët.

Për t’u dukur edhe me më shumë stil, zeshkania kombinoi dukjen me çantë të zezë dhe aksesor ari.

Screenshot 6 61 Foto: Morena Taraku/Instagram

Ndërkohë, të shumta ishin komentet që këngëtarja pranoi nga ana e fansave, që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, kujtojmë që Morena ka kohë që është tërhequr nga skena shqiptare duke vazhduar angazhimet profesionale në fusha të tjera Stamboll atje ku edhe jeton prej vitesh. /Telegrafi/