LAJMI I FUNDIT:

Morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, paraburgim për 33-vjeçarin dhe 21-vjeçaren në Prishtinë

Morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, paraburgim për 33-vjeçarin dhe 21-vjeçaren në Prishtinë
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj dy të pandehurve me inicialet R.S dhe F.C, pasi dyshohen për mashtrim.

Sipas njoftimit të gjykatës, të njëjtit së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, dyshohen se në vazhdimësi prej vitit 2020 e deri më datë 12.10.2022, janë prezantuar rrejshëm në rrjete sociale dhe nga të dëmtuarit kanë marrë rreth 500 mijë euro.

“Të pandehurit R.S dhe F.C së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, dyshohen se në vazhdimësi prej vitit 2020 e deri më datë 12.10.2022, pas një marrëveshje paraprake mes vete dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me anë të prezantimit të rremë duke i vënë në lajthim, i kanë mashtruar të dëmtuarit, ashtu që përmes komunikimit në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, numra të telefonit etj, kanë marr nga të dëmtuarit shuma të mëdha të parave, me çka të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëme pasurore në vlerë rreth 500.000 ( pesëqind mijë) euro”, thuhet në komunikatën për media.


Ndryshe, sipas një njoftimi të policisë të datës 12.10.2022, i dyshuari F.C është 33 vjeçar, ndërsa e dyshuara L. Rr 21-vjeçare.

Tutje, bëhet e ditur se ata kanë marrë rreth 500 mijë euro nga të dëmtuarit për investim në kriptovaluta.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se të njëjtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për investim në kriptovaluta (vlera e përafërt arrin deri në 500.000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha”.

“Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, njoftoi policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori