LAJMI I FUNDIT:

Morata: I dëshpëruar që u riktheva te Reali, nuk do largohesha kurrë nga Juventusi

Morata: I dëshpëruar që u riktheva te Reali, nuk do largohesha kurrë nga Juventusi
MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 27: Alvaro Morata of Chelsea celebrates after he scores his sides first goal during the UEFA Champions League group C match between Atletico Madrid and Chelsea FC at Estadio Wanda Metropolitano on September 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka thënë se asnjëherë nuk do të largohej nga Juventusit dhe se i vjen keq që kishte pranuar rikthimin te Real Madridi në vitin 2016.

25-vjeçari kaloi dy sezone te Bianconerët, por u detyrua të kthehet në Madrid për 30 milionë euro.

Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Empolit sa ishte pjesë e Juves, në prapavijë Rugani. Foto: Getty Images

“Ishte një marrëveshje kontraktuale për t’u respektuar, por dëshpërimi ishte i madh. E gjeta vetën aty ku fillova, më trajtuan sikur djali që isha para dy viteve”.

“Dy vitet te Juve ishin fantastike. Isha vetëm një djalosh kur arrita, por u largova si futbollist i vërtetë. Për spanjollët, Italia është vendi më i mirë për të jetuar. Ke bukurinë, artin, historinë, ushqimin e mirë dhe modën. Nuk do largohesha kurrë nga Italia dhe Juve”.

Morata shënoi 15 gola në 26 paraqitje për Los Blancos, fitoi një La Liga dhe Ligën e Kampionëve para se të kalojë në Chelsea, por as këto suksese nuk e kënaqën spanjollin.

Festimi i Alvaro Moratas pas golit të Karim Benzemas ndaj Barcelonës. Foto: Getty Images

“Erdha te Chelsea se kishin trajner Antonio Conten. E dija se Conte dhe unë nuk do kishim problem për t’i përshtatur idetë e futbollit. Conte është kërkues, por ai nxjerr më të mirën nga lojtarët. Ai din si është të jetë pjesë e një klubi të madh, si lojtar dhe trajner”.

Morata ka shënuar gjashtë gola në Ligën Premier këtë sezon, po ashtu ka gjetur rrugën drejt golit në Ligën e Kampionëve, kjo në fitoren në 2-1 ndaj Atletico Madridit. Spanjolli foli edhe për ndeshjen ndaj Romës të martën mbrëma.

“Roma na ka befasuar dhe meritoi fitoren në Londër. Dzeko është fantastik, goli i tij i parë ishte kryevepër. Ai është kampion”, ka thënë Morata. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7H7qMo4yJCo

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Përfaqësueset
Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë

Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë

Premier League
De Bruyne largohet nga intervista pas humbjes shokuese të Belgjikës nga Sllovakia

De Bruyne largohet nga intervista pas humbjes shokuese të Belgjikës nga Sllovakia

Përfaqësueset
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
U largua nga Sevilla, tre klubet ku Ramos mund ta vazhdoj karrierën

U largua nga Sevilla, tre klubet ku Ramos mund ta vazhdoj karrierën

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
Kalo në kategori