Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka pranuar se presioni është pjesë e punës dhe se ai është i fokusuar vetëm për duelin ndaj Interit.

Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A dhe kanë para derbin e qytetit ndaj Interit.


Montella.0

Montella tenton të shmangë presionin, teksa thotë se ai është i fokusuar vetëm për sfidën ndaj Interit.

“Kjo është gjëja e bukur për këtë punë, koka juaj dhe idetë tuaja arrijnë në ndeshjen e radhës”.

“Humbja nga Roma dhemb, por nuk e merituam atë. Jemi në rrugë të mirë dhe do të përmirësohemi”.

montella 5

“Pritjet për Milanin janë të mëdha. Rruga jonë shkonk me përmirësim për top katër pozitat. Ne nuk jemi larg, duhet të përgatitemi”.

“Nuk më interesojnë spekulimet, e kam bërë këtë punë tash e disa vjet. Është problem në këtë moment, por është normale, tash duhet të punojmë dhe të analizojmë”, deklaroi Montella. /Telegrafi/

telegrafi sport app