Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino

Monaco ka arritur marrëveshje në vlerë prej 15.5 milionë funte (18 milionë euro) me Liverpoolin për transferimin e Takumi Minamino.
Marrëveshja bazë është 15 milionë euro plus tre milionë euro të tjera në formë shtesash - njofton Sky Sports.
27-vjeçari iu bashkua Redsave në vitin 2020 nga Red Bull Salzburgu. Ai ka regjistruar 55 paraqitje duke shënuar 14 gola.
https://twitter.com/neiljonesgoal/status/1539348043199299587
Si pjesë e Liverpoolit, ai arriti ta fitonte Ligën Premier (2019/2020), Kupën FA dhe Kupën EFL.
Ndërkaq, në pjesën e dytë te sezonit 2020-2021 u huazua te skuadra e Southamptonit. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































