Lionel Messi ka fituar Kupën e Botës. Superylli argjentinas më në fund ka marrë në dorë çmimin më të madh në futboll pas një finale mjaft të çmendur kundër Francës.
Ishte 35-vjeçari ai që shënoi golin e parë të finales, pas 23 minutave kur Angel Di Maria u faullua nga Ousmane Dembele.
Kur Di Maria shënoi për 2-0 para pjesës së parë, dukej sikur amerikano-jugorët po lehtësonin triumfin e tyre të tretë në Kampionatin Botëror.
Por, me 10 minuta të mbetura nga koha e rregullt, Kylian Mbappe u shfaq – dhe më pas ndeshja shkoi drejt spektaklit dhe etheve të mëdha.
Ai shënoi një nga pika e bardhë përpara se se të shënonte të dytin për rezultatin 2-2, që finalja të shkonte në vazhdime.
Messi dhe Argjentina menduan se e kishin fituar atë kur ai dërgoi topin në rrjetë në minutën e 109-të, por Mbappe e përfundoi hat-trickun e tij nga penalltia 10 minuta më vonë.
Të dy, Messi dhe Mbappe dolën të parët për të nisur gjuajtjen e penalltive, dhe të dy ishin të saktë.
Megjithatë, gabimet nga Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni krijuan pikë përparësie për Argjentinën.
Dhe i mbeti Gonzalo Montielit për të vulosur ndeshjen dhe për të fituar Kupën e Botës për Argjentinën – dhe për Messin.
Dhe tani, momenti kur ëndrra e Messit u realizua është kapur në kamera.
Një aparat fotografik zmadhoi fytyrën e Messit teksa Montiel dërgoi topin pas Hugo Lloris dhe gëzimi i tij ishte aty për ta parë të gjithë.
Çfarë momenti i pabesueshëm dhe çfarë video e pabesueshme. /Telegrafi/