Momenti kur vetura shkel protestuesit dhe i tërheq zvarrë nëpër rrugë (Foto/Video, +18)

Një ngjarje që po filmohej dhe po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook, shfaq momentin kur një veturë që po lëvizte shkel turmën e protestuesve.
Në video shihet vetura e bardhë duke lëvizur në drejtim të një grupi protestuesish, duke i tërhequr zvarrë disa prej tyre nëpër rrugë, në tentim që të ikë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, ku në mesin e tyre është edhe shoferi i veturës.
Sipas ABC News, shoferi 18-vjeç dhe bashkudhëtari 17 janë marrë në pyetje nga policia, derisa ende nuk raportohet për ndonjë arrestim.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të hënën mbrëma, kur një grup njerëzish ishin mbledhur në rrugët e qyteti Reno në Nevada të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































