Telegrafi

Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Forcat ukrainase kanë goditur me artileri së paku tetë ushtarë të forcave ruse në Klishyivka afër Bakhmutit, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Ushtarët rusë po operonin në një zonë dikur të banuar kur u sulmuan nga artileria e fuqishme, në atë që vërehet një shpërthim shumë i madh, transmeton Telegrafi.

Pamjet u publikuan nga ushtarët e artilerisë të brigadës së 80-të të veçantë sulmuese amfibe të Forcave të Armatosura.

Siç shihet në video, sulmi ndaj ushtarëve rusë ishte aq i fuqishëm sa për pak sekonda i la pa ndjenja.

Lexo po ashtu Ukraina bombardon tanket ruse në vijë të frontit

Luftimet në Bakhmut kanë qenë më të përgjakshmet që kur ka filluar lufta në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua së fundmi se Ukraina do të çlirojë Bakhmutin dhe dy qytete kyçe. /Telegrafi/