Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen këto ditë në Holandë për Lojërat Invictus.

Një video e publikuar së fundmi në Twitter tregon Dukën 37-vjeçar të Sussex-it me shpirt të ngazëllyer, i hipur në një veturë luksoze me gruan e tij Meghan Markle, teksa arrinin së bashku në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus në Hagë të shtunën.


Duke ngadalësuar Land Rover-in e sigurisë së lartë për të përshëndetur një grumbull fansash - Princi u pa duke reaguar me shpejtësi kur gjatë përshëndetjes me shuplakë me një prej fansave, dora e tij përjetoi elektricitet, shkruan DailyMail.

pr1

Një fans publikoi videon në Twitter, e cila tregon Princin Harry në timonin e Land Rover-it, i veshur me një bluzë të shkurtër dhe syze dielli.

Çifti, i cili mbërriti në Zuiderpark rreth orës së drekës, dukeshin në humor të mirë ndërsa ngadalësuan automjetin për të folur me ata që ishin mbledhur për t'i përshëndetur.

pr2

Pasi uli xhamin e dritares poshtë, Princi Harry u përkul përpara për të folur me një grup të rinjsh që ishin aty pranë për t’i përshëndetur ata.

"Hej djema", tha ai i gëzuar, përpara se të bërtiste "ahhh" kur një fans e përshëndeti me pesë gishtat e tij, dhe kështu duart e të dyve përjetuan pak drridhje.

pr3

Princi nuk dukej i mërzitur nga tronditja e papritur e elektricitetit, ndërsa qeshi dhe shtrëngoi dorën për të larguar ndjenjën, ndërsa Meghan e shikonte, gjithashtu e kënaqur nga ndërveprimi.

Princi Harry vazhdoi të takonte më poshtë pesë fëmijët e tjerë, përpara se të zhvillonte një bisedë të shkurtër përpara ceremonisë së hapjes.

pr4

“Përshëndetje, më vjen mirë që ju shoh. A do të ju shoh sonte, në prapaskenë?”, pyeti Princi Harry.

“A po kënaqeni? Shihemi më vonë, mirupafshim”, vazhdoi ai.

Duka i Sussex-it dukej në humor të mirë teksa ktheu vëmendjen në rrugë dhe u largua me shikuesit që xhironin në telefonat e tyre dhe bërtisnin 'mirupafshim'.

Harry themeloi Lojërat vjetore Invictus në vitin 2014 për të ndihmuar rehabilitimin e veteranëve të lënduar dhe u prezantua me Meghanin për herë të parë si çift në këto lojëra në vitin 2017, kur aso kohe u mbajtën në Yorino.

Lojërat Invictus shënojnë herën e parë kur Harry dhe Meghan Markle u rikthyen në Evropë që pas dy vitesh, që nga koha kur ata vendosën të largoheshin nga familja mbretërore. /Telegrafi/

pr5