LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur oficerët amerikanë shpëtojnë vajzën gjashtëvjeçare nga makina e një rrëmbyesi të dyshuar

Momenti kur oficerët amerikanë shpëtojnë vajzën gjashtëvjeçare nga makina e një rrëmbyesi të dyshuar

Pamjet dramatike nga kamera trupore kapën momentin kur oficerët e policisë në SHBA shpëtuan një vajzë gjashtëvjeçare nga makina e një rrëmbyesi të dyshuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija, që nuk është identifikuar, po luante jashtë shtëpisë së familjes së saj në Valley Station, Kentucky, gjatë pasdites më 2 korrik.

Robby Wildt, 40-vjeçar, kishte parë gjashtëvjeçaren dhe ndaloi makinën e tij Dodge Charger, e rrëmbeu vajzën dhe u largua, sipas Departamentit të Policisë në Lousville.


Fqinji Prentiss Weatherford, po qëndronte në verandën e tij dhe ishte dëshmitar i këtij rrëmbimi.

Weatherford dhe babai i tij morën makinën e tyre dhe ndoqën automjetin e të dyshuarit, duke marrë tre shifrat e fundit të targës së makinës.

Gjatë ndjekjes, Weatherford u ndesh me një oficer policie i cili ishte thirrur në vendngjarje nga dikush tjetër, dhe ia dha numrin e targës së të dyshuarit.

Oficerët gjetën makinën Dodge të kuq të parkuar në një rrugë automobilistike, shpëtuan vajzën dhe arrestuan autorin e dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori