Milani mundi rivalët e përjetshëm Interin gjatë javës për të ngritur trofeun e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite.

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, u pa duke marrë trajtim për një lëndim menjëherë pasi kishte rënë fishkëllima e fundit.


Emerson Royal lëndoi trajnerin e tij teksa festonte fitimin e trofeut me të përfunduar ndeshja.

Në kohë të plotë, Emerson kërceu i emocionuar në kurrizin e ish-trajnerit të Portos, në atë moment edhe shkeli trajnerin e tij.

Conceicao duhet të ketë marrë dhimbje menjëherë ndërsa Emerson u përpoq ta qetësonte.

Mjekët ishin menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar trajnerin.

Trajnerit portugez kishte gjakderdhje. Emerson u kthye për të thënë 'më fal'.

Lëndimi nuk e ndaloi Conceicaon të festonte me puro në dhomën e zhveshjes më vonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app