Një situatë nga një koncert i Taylor Swift e ka bërë shumëkënd të qeshë për shkak të ‘elektrizimit’ të flokëve të saj.

Teksa interpretoi këngën “I Knew You Were Trouble” në Stadiumin State Farm në Arizona gjatë fundjavës, fijet e flokëve të saj dukeshin se ishin ngritur nga elektriciteti statik.

Në koncertin në kuadër të turneut “The Eras”, fansat e saj fiksuan këtë moment viral që vërshoi rrjetet sociale. Në fakt, flokët e saj të elektrizuar u bënë hit në TikTok, pasi një fans publikoi një video nga koncerti.

@gerrrrrry27

Visit TikTok to discover videos!

Shumëkush fillimisht mendoi se flokët e saj ishin pjesë e kostumografisë, por rezultoi se kishte një problem me modelin, pra që flokët ‘iu elektrizuan’.

Kur xhirimi u përhap në rrjetet sociale, shumë njerëz filluan të bëjnë shaka me atë që i ndodhi këngëtares së famshme.

taylor1 1 (Foto: Screenshot/Twitter)


Në vijim disa nga komentet e fansave:

“Sa më shumë e shikoj këtë, aq më qesharake bëhet”

“Xixat patjetër fluturuan në koncert”

“E di që Taylor po e shikon këtë video dhe po qesh fort”

“Atmosfera është elektrizuese”


/Telegrafi/

taylor5 (Foto: Screenshit/Twitter)