Në Northhamptonshire të Anglisë, gjatë tentimit për të hyrë në një shtëpi për ta bastisur, polici është qëlluar në këmbë me shpatë të samurajëve.

Rob Monk ka qenë duke i prirë njësisë policore, kur pronari i shtëpisë ka hapur derën dhe e ka sulmuar me armën e mprehtë nga metali, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ka marrë lëndime serioze Monk është duke u shëruar në spital dhe nuk ka ndonjë problem serioz.

Mësohet se policia kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, që mbetet i paidentifikuar, sepse kishte ankesa nga fqinjët se ai ua thyente veturat me shkop bejzbolli.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014, por që tani është publikuar videoja, ku shihet momenti i sulmit me shpatë. /Telegrafi/