LAJMI I FUNDIT:

Moment prekës, e bija viziton të ëmën që punon në spitalin që trajton pacientët e prekur me coronavirus – nga distanca i thotë se i mungon

Moment prekës, e bija viziton të ëmën që punon në spitalin që trajton pacientët e prekur me coronavirus – nga distanca i thotë se i mungon

Një moment prekës është filmuar me kamerë amatore, ku shfaq një infermiere që ndihmon pacientët e prekur me coronavirus, e cila nuk guxon t’i afrohet të bijës për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë për shkak të zonës së karantinës.

Liu Haiyan ishte telefonuar që të shfaqet në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin Fugou në provincën Henan, ku gjatë muajit të kaluar eskaloi situata me epideminë që ka ngritur në këmbë tërë botën, transmeton Telegrafi.

Kjo infermiere nuk e kishte parë bijën e saj 9-vjeçe Cheng Shiwen për më shumë se 10 ditë, për shkak të angazhimeve të shumta që i kishte brenda zonës së karantinës.


Megjithatë ato u ribashkuan gjatë 31 janar, por u detyruan të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për disa metra për të parandaluar zgjerimin e virusit vdekjeprurës.

Videoja që është shpërndarë në rrjetet sociale deri më tani është shikuar nga më shumë se 100 milionë persona, ku Liu befasohet nga vizita e Cheng Shiwen dhe bashkëshortit Cheng Xiaoshen që i sollën asaj një kuti me ushqim të përgatitur enkas për të.

Liu që mbante rroba dhe maskë mbrojtëse, qëndronte disa metra larg të bijës që vazhdimisht e thërriste: “Nënë, më mungon vërtetë shumë”.

E nga këto fjalë u prek shumë infermierja kineze që ia ktheu të bijës: “Edhe ti mamit i mungon shumë, më lejo të përqafoj nga distanca”.

Ndërkaq e pyetur nëse do të kthehet së shpejti në shtëpi, Liu i tha se po lufton me “përbindësh”  dhe se në momentin që e mund virusin ajo do të kthehet në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori