Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe bashkëpartiakët e tij pretendojnë që ta kenë tërë shtetin nën kontrollin e tyre.
Ai tha se derisa Kurti ishte në opozitë, thoshte se i mjafton një banesë e vogël, ndërsa thotë se tani ka një shtëpi të madhe.
“Pretendimet e tyre janë me i pasë mediat me vete, bizneset me vete, kompanitë ajrore me vete, aeroplanët, çkado me i pasë me vete. Praktikisht edhe familja Hoxha nuk është që trashëgon ndonjë pasuri, por në kohën që ka jetuar ka jetuar me të gjitha të mirat. Edhe Kurti sa nuk ishte kryeministër, ose me mbështetje të vogël, tha unë e dua një banesë të vogël. Tash jeton me qindra metra shtëpi me qira, por me megjithatë shumë e madhe. Çka po i vyn?”, tha Molliqaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje kryetari i PSD-së tha se shefi i ekzekutivit nuk e përjeton Kosovën si qytetar i këtij vendi, pasi pronat dhe familjen i ka në shtetin e Norvegjisë.
“Kurti ka pronë familjare, por e ka në Norvegji. Kur na kanë pyetur në atë kohë, a është problem martesa me të huaj, unë kam qenë mbështetës. Por, janë bërë dy pyetje: nëse ka me jetu në Kosovë dhe ka me u marrë me Kosovën. Problemi është se po thua s’kam pronë, por e ke diku tjetër. Po thua, shkoj në shkolla publike, ndërsa fëmijët i ke në shkolla jashtë vendit. Fëmijët tu nuk jetojnë këtu. S’ka rëndësi a e kanë nënën shqiptare a norvegjeze. S’ka rëndësi. Dhe gruaja jote s’po jeton në Kosovë, s’po e përjeton Kosovën. Familjen nuk e ke këtu. Ti nuk e përjeton Kosovën përveç si kryeministër, dhe mendoj se është e padrejtë”, tha Molliqaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri