LAJMI I FUNDIT:

​Molliqaj: Jemi kundër konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shpëton Kurtin në pushtet

​Molliqaj: Jemi kundër konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shpëton Kurtin në pushtet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj deklaroi sot se është jashtëzakonisht i shqetësuar me karakterin e pushtetit politik në Kosovë, i cili sipas tij, përbëhet nga elemente të popullizmit dhe atij autoritar. Ai kritikoi qeverinë, për të cilën tha se e ka degraduar situatën në veri.

Molliqaj u shpreh kundër mbajtjes së konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Kemi qenë paralajmërues e sinjalizues që ky pushtet vetëm sa do ta zymtësojë Kosovën edhe do të krijojë ambient të pafavorshëm për kategori shoqërore. Siç edhe e dini, gjatë kësa periudhe kohore, ky pushtet i ka shkëputur marrëdhëniet me të gjitha kategoritë shoqërore, as nuk e mbështet studentin, as nuk e mbështet pensionistin, e po ashtu nuk ka shërbime të mira shëndetësore e as arsim cilësor. Ajo që na shqetëson tutje është veprimet e opozitës parlamentare që ne i cilësojmë si shërbim ndaj këtij pushteti, përkatësisht, Kosova mund të përkufizohet kështu: pushtet i rrezikshëm populist me karakteristika autoritare dhe pa opozitë fare. Prandaj, besoj që ne kemi nis një rrugëtim, i cili rrugëtim përditë e më shumë po merr mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, tha ai.


Lidhur me situatën në veri, ai tha se nuk është problemi i ligjit dhe kontrabandës në veri, se ato janë të pranishme, por aty tha se është problem politik.

Sa i përket mbajtjes së konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Molliqaj u shpreh kundër. Sipas tij, çfarëdo tendence për ta shpëtuar kryeministrin Kurti për të mbetur në pushtet, është keq për Kosovën, raporton kp.

Molliqaj tha se paraqitja e Kurtit në konferencën në fjalë nënkupton shpëtimin e tij në pushtet.

“Veprimet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës e kanë degraduar situatën atje. Tani ju mund të shihni edhe sjelljen e Qeverisë së Kosovës karshi faktorit ndërkombëtar, totalisht e papërgjegjshme, me shumë efekte e dëme karshi Kosovës. Ndërsa, sa i përket konferencës, ne jemi kundër. Çfarëdo tendence për ta shpëtuar kryeministrin Kurti për të mbetur në pushtet, është keq për Kosovën. Sepse, paraqitja e Kurtit në këtë konferencë nënkupton shpëtimin e tij në pushtet”, tha ai.

Molliqaj prezantoi grupin e Partisë Socialdemokrate, për të cilin tha se do ta formojë grupin rinor të kësaj partie. Ai këtë e quajti moment të rëndësishëm për partinë që e udhëheq.

Sonila nga PSD duke iu drejtuar rinisë së Kosovës, që po dëshiron të largohet nga vendi, iu tregoi se në Kosovë ka shpresë dhe që vendi ynë është vend i artë, një vend që siç tha ajo, mund të rregullohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori