”Vërtet nuk shoh të përmendet fjala ‘kombësi’ në kushtetutën tonë. Atje përmendet vetëm fjala ‘shtetësi’. Nga ka dalë ky formular? Si është hartuar ky formular? Cili e ngriti gjithë këtë zhurmë të drejtë”, ka thënë Mosiu. Por debati merr shkas, sipas Moisiut, nga defektet që ka ligji i gjendjes civile dhe më tepër nga formulari i regjistrimit të popullsisë.

”Ligji jonë mbi gjendjen civile, aq më tepër formulari i regjistrimit të popullatës ka defekte që bien ndesh edhe me kushtetutën, por në mënyrë të veçantë me interesat e popullit shqiptar, me interesat e kombit shqiptar. Unë nuk e di si këto janë bërë, me qëllim apo pa qëllim, me dije apo pa dije, por fakti është që këto qëndrojnë dhe këto duhen rregulluar. Ka ardhur koha që shteti jonë, qeveria jonë duhet ta shikojë seriozisht këtë problem. Është një problem që e cenon shqiptarin, e cenon nderin e shqiptarit dhe e vë shqiptarin në kushte të pabarabarta me të tjerët”, tha Moisiu.


Referuar pretendimit të subjekteve politike që mbrojnë tezen e çregjistrimit të popullsisë duke përfshire etninë dhe fenë, ish- presidenti Moisiu thotë se për këtë është konsultuar edhe me praktiken evropiane për të dhënë këtë përgjigje: “Si e sheh këtë legjislacioni i Bashkimit Evropian? Si trajtohet ky problem në shtete të tjera të Evropës? Nuk ka kërkesa të tilla”, theksoi ai. /Telegrafi/