Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka arritur në Tiranë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, diplomatja do të darkojë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.


Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë për media me kreun e qeverisë shqiptare, raporton Opinion.al.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.