LAJMI I FUNDIT:

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Ylli kroat, Luka Modric hoqi dorë nga ish-bashkëlojtari Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kur zgjodhi skuadrën e tij të formuar me gjashtë lojtarë.

Mesfushori veteran kroat do të hyjë në histori si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij.

Pasi bëri emrin e tij në Ligën Premier me Tottenham Hotspur, Modric u transferua te Real Madridi në vitin 2012 për një tarifë të raportuar rreth 35 milionë euro.


Që atëherë, mesfushori ka bërë 563 paraqitje për Los Blancos në të gjitha garat, duke shënuar 41 gola.

Modric ka luajtur gjithashtu me disa nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror, duke përfshirë emra si Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos.

Megjithatë, në nëntor, Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur iu kërkua të zgjidhte skuadrën e tij përfundimtare të formuar me gjashtë lojtarë.

Duke filluar nga portieri, Modric zgjodhi legjendën e Real Madridit, Iker Casillas, pasi ka luajtur 63 herë me spanjollin.

“Është një zgjedhje e vështirë, por për mua, është e lehtë sepse kam luajtur me të, është Iker. Dhe jo vetëm sepse ai luajti me mua, por ai është një nga më të mirët ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Modric për icons.com.

Duke kaluar te mbrojtësit, Modric duhej të zgjidhte dy lojtarë.

“Për mua, unë do të zgjedh Roberto Carlos, ndoshta mbrojtësi më i mirë i majtë ndonjëherë. Tani jam në mes të [Fabio] Cannavaro dhe [Paolo] Maldini. Cannavaro, Topi i Artë, gjithçka, kampion bote. Por unë shkoj me Maldinin”.

Në mesfushë, opsionet e hapura për Modric përfshinin lojtarë si Andres Iniesta, Roberto Baggio dhe David Beckham.

“Është shumë e vështirë. Nuk mund të gaboj shumë, por për mua [Diego] Maradona dhe Zizou [Zinedine Zidane]. Unë do të zgjedh këta të dy”.

Më në fund, Modric anashkaloi Ronaldon dhe Messin për legjendën braziliane Ronaldo Nazario Da Lima kur zgjodhi sulmuesin e tij.

“Për mua, mes [Cristiano] Ronaldos dhe Ronaldos. Kam luajtur me njërin, por ky i fundit ishte i preferuari im gjatë rritjes. Unë rashë në dashuri me lojën e tij dhe… ëoë. Dhe të tjerët janë gjithashtu… Romario, Messi, Pele, por unë shkoj me Ronaldon. Na vjen keq Cris!”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Premier League
Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Kalo në kategori