Modric e Marcelo infektohen me COVID-19

Real Madridi ka njoftuar se Luka Modric e Marcelo janë infetkuar me coronavirus.
Klubi spanjoll ka bërë testet rutinore për COVID-19, duke dalë edhe me dy rezultatet të padëshiruara.
“Real Madrid CF raporton se lojtarët tanë Marcelo dhe Luka Modrić kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Skuadra spanjolle ka bërë të ditur se gjendja e dy lojtarëve është aktualisht e mirë dhe nuk ka ndonjë efekt tjetër te lojtarët e tjerë.
Braziliani dhe kroati janë futur në vetëizolim dhe do të mungojnë për dhjetë ditë së paku. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































