Procesi i licencimit të FFK-së, Ministria e Sportit: Nuk ka asnjë rekomandim nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për refuzim të dhënies së licencës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është përgjigjur në pyetjet e Telegrafit në lidhje me Ligjin për Sponsorizim dhe licencimin apo mos licencimin e federatave sportive të Kosovës, e në veçanti atë të Federatës së Futbollit (FFK).
Ditëve të fundit është diskutuar shumë rreth ndaljes së Ligjit së Sponsorizimit në Sport dhe mos licencimin e FFK-së deri tani.
Për të pasur një ide më të qartë në lidhje me thashethemet e fundit dhe situatën momentale rreth licencimit, Telegrafi ka kontaktuar MKRS-në.
Divizioni për Komunikim Publik në kuadër të MKRS-së nuk ka hezituar t’i kthejë të gjitha përgjigjet e pyetjeve të Telegrafit në lidhje me situatën rreth Ligjit të Sponsorizimit dhe licencimit të Federatave.
“Procesi i licencimit të federatave sportive është i rregulluar me Udhëzimin Administrativ Nr.01/2022 i cili përcakton kushtet, kriteret, procedurat e aplikimit si dhe organet kompetente për themelimin dhe organizimin e procesit të licencimit të të gjitha federatave sportive nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)”, thuhet fillimisht në përgjigjen e MKSR-së për Telegrafin.
“Federatat sportive janë entitete të organizuara mbi bazën e vullnetit të lirë të anëtarëve të tyre, të cilët subjektivitetin juridik e fitojnë me rastin e regjistrimit në organin kompetent për zbatimin e ligjit në fuqi për lirinë e asociimit si dhe në momentin e licencimit të tyre në MKRS nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin në fuqi për Sport si dhe kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr.01/2022 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit të Federatave dhe Organizatave Sportive”.
“Me qëllim të krijimit të mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e sportit, licencimi i federatave sportive organizohet dhe zhvillohet duke u bazuar në parimet e ligjshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të autonomisë funksionale, lirisë së asociimit dhe të drejtës për grumbullim vullnetar të anëtarëve të federatës, respektivisht klubeve dhe shoqatave anëtare në federatën përkatëse. Federatat sportive mund të licencohen, përkatësisht të fitojnë cilësinë e federatës sportive me plotësimin e kushteve dhe kritereve të përgjithshme dhe specifike të parapara me Udhëzim Administrativ. Këto kushte dhe kritere janë të ndërtuara mbi Ligjet që janë në fuqi në Republikën e Kosovës relevante me sektorin e sportit duke përfshirë: dokumentacionin bazë që dëshmon ligjshmërinë dhe funksionimin e mirëfilltë të subjektit, aktet normative plotësisht të harmonizuara me ligjet në Kosovë dhe me statutin dhe rregulloret e federatave ndërkombëtare respektive, si dhe dokumentacionin e anëtarëve (klubeve dhe shoqatave) me të drejta të plota apo të pjesshme në federatën përkatëse”.
“Procedura e licencimit të federatave sportive, fillon në momentin e parashtrimit të kërkesës për licencim të federatës nga themeluesit e subjektit apo nga personi i autorizuar ligjërisht prej saj në Komisionin Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS) ashtu siç është e përcaktuar me Udhëzim Administrativ. KVLFS është organ kolegjial i autorizuar për shqyrtimin e kërkesave të federatave sportive për dhënien, refuzimin apo revokimin e licencave në fushën e sportit”.
“KVLFS bënë shqyrtimin e dokumentacionit të arkivuar nga federata sportive dhe në momentin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, lëshon rekomandimin për dhënien e licencës nga Ministri i MKRS-së. Në rastet kur KVLFS konstaton se dokumentacioni i federatës është i pakompletuar, atëherë kontaktohet personi i autorizuar i federatës i cili ka paraqitur kërkesën për licencim me qëllim të informimit për dokumentacionin shtesë të cilin duhet plotësuar nga federata përkatëse. Afati për plotësimin apo përmirësimin e dokumentacionit nuk mund të jetë më i shkurt se 8 ditë, dhe jo më gjatë se 30 ditë punë”.
“Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ashtu sikur 16 federata tjera edhe janë në proces të licencimit në MKRS. KVLFS ka shqyrtuar aplikimin e FFK-së sikur edhe të federatave tjera sportive, dhe ka kthyer komentet me dokumentin përkatës në të cilin janë evidentuar në hollësi të gjitha kërkesat e komisionit për plotësim-ndryshimin e dokumentacionit aplikues nga federata në përputhje me kushtet dhe kriteret e parapara në Udhëzimin Administrativ Nr.01/2022 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit të Federatave dhe Organizatave Sportive”, shkruan Telegrafi.
“Andaj, deri më tani, KVLFS, ashtu si për FFK-në as edhe për një federatë tjetër nuk ka lëshuar asnjë rekomandim tek Ministri Çeku për refuzim të dhënies së licencës për federatat sportive. KVLFS me të gjitha kapacitetet e tyre janë të hapur për bashkëpunim reciprok në këtë proces që është tërësisht dhe vetëm ligjor. Përveç takimeve të organizuara me të gjitha federatat sportive në fillim të hapjes së aplikimit për licencim, takime të cilat kanë pasur për qëllim informimin e detajizuar të palëve për procesin e licencimit, në të gjitha rastet, pa përjashtim, federatat sportive janë përkrahur sa herë është kërkuar për sqarime shtesë në funksion të licencimit të tyre”.
“Në procesin e licencimit të të gjitha federatave sportive të cilat kanë aplikuar për licencim si dhe për ato të cilat do të aplikojnë në të ardhmen janë duke u aplikuar të gjitha kriteret ligjore që janë aplikuar tek 9 federatat sportive të cilat tashmë janë licencuar nga MKRS”.
“Me marrjen e licencës në MKRS, federatat sportive dhe të gjithë anëtarët e tyre fitojnë të drejtën e përfitimeve dhe bartjen e obligimeve të cilat burojnë nga Ligji për Sport, Ligji për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Sport, Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe nga të gjitha ligjet tjera të cilat janë në fuqi në Republikën e Kosovës”, përfundon përgjigja e MKRS-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah
FSHF rinovon kontratën e trajnerit Alban Bushi
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Chelsea do të tentojë rrëmbimin e yllit të Man Utd nëse ai 'nuk pajtohet' me kontratën e re
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025